MENU
klinika

Policia i kthen përgjigje SPAK: Nuk po e gjejmë dot

Nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Adriatik Llallës

07.10.2021 - 19:16

Dy javë pasi u shpall fajtor me vendim të formës së prerë kanë nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas News24, në përgjigjen që policia i ka kthyer SPAK thuhet se janë bërë të gjitha kërkimet e nevojshme, por nuk e kanë gjetur.

Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

Nga ana tjetër, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia.

Deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja lista e pasurive që SPAK ka vendosur për sekuestrim

Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur

Flet avokati i tij pasi GJKKO e dënoi me burg

A do të dorëzohet Adriatik Llalla dhe ku ndodhet ai sot?

Avokati jep sqarime për gjendjen shëndetësore të ish-kryeprokurorit

Adriatik Llalla në gjendje të rëndë në spital, mungon në seancën gjyqësore