MENU
klinika

"Mbarëvajtja do të varet nga sjellja jonë ndaj vaksinohuni"

Nisja e universiteteve/ Rektori Hoxha: Vendim i vështirë!

17.10.2021 - 13:14

Të hënën nis viti i ri akademik për studentët. Pas shumë diskutimesh, vendimesh e kundër-vendimesh, rektorët vendosën për të zbatuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për të pranuar vetëm studentët e vaksinuar ose ata me dokumentacione përkatëse.

Rektori Artan Hoxha ndau një mesazh ku i kërkon studentëve bashkëpunim në këtë nisje të vështirë të mësimit në universitete.

“Pas shumë vështirësive të shkaktuara nga pandemia, po kthehemi në auditor për të vijuar mësimin normalisht. Një vendim i vështirë, por i duhur, me bindjen e plotë se ju do të tregoni përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për të vazhduar procesin e vaksinimit dhe zbatimin e masave mbrojtëse ndaj virusit”, tha Hoxha.

“Mbarëvajtja e këtij viti akademik do të varet shumë nga sjellja jonë në raport me masat mbrojtëse”, shtoi rektori Artan Hoxha.