MENU
klinika

Me maska dhe policë në dyer

Studentët nuk pranohen pa certifikatë vaksinimi apo test PCR

18.10.2021 - 09:19

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë të gjithë studentët që futen sot në auditorë duhet të jenë të vaksinuar.

Pas më shumë se një viti bllokim për shkak të pandemisë, sot ata i janë rikthyer mësimit me prezencë fizike në auditorë, por me masa strikte per te penguar perhapjen e virusit Covid-19.

Të gjithë ata studentë që nuk kanë kryer vaksinën ose që nuk paraqesin një test PCR nuk janë lejuar të futen në ambientet e fakultetit.

Në video duket edhe momenti kur studentëve u kërkohet certifikata e vaksinimit ne hyrje te fakultetit.

Ndërkohë në ambientet e brendshme janë ngritur struktura të posaçme, që aplikojnë dozat vaksinave.

Për studentët që janë skeptikë për të kryer vaksinimin, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka lajmëruar disa ditë më parë se në auditorë do të shkojnë ekspertë për të sqaruar të gjithë studentët lidhur me të mirat që sjell bërja e vaksinës, e për të siguruar se në të shumtat e rasteve nuk paraqet efekte anësore.