MENU
klinika

Partnerja e aktorit tregon të vërtetën!

Olsi Bylyku do bëhet baba për herë të parë?

17.10.2021 - 11:57

Prej disa vitesh, Olsi Bylyku është në një lidhje dashurie me këngëtaren Egli Tako.

Ndërkohë, partnerja e aktorit të humorit është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan mjaft detaje nga jeta e saj personale.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku ka treguar se këto kohë i vjen shumë gjumë.

Kjo ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Gjatë një bisede në rrjete sociale, një prej tyre i ka shkruar:


“Më duket se po pret një beb. Ndoshta prandaj të vjen gjumë”.

Nga ana tjetër, Egli ka treguar se nuk është shtatzënë dhe se këtë periudhë po pret vetëm Krishtlindjet.

“Hahahahah jo jo, po pres vetëm Krishtlindjet këtë periudhë”, ka thënë Egli.

Kujtojmë se më herët, Olsi zbuloi se bashkëmoshatarët e kanë paragjykuar që në një moshë të re (aktualisht 23 vjeç) ndërtoi një lidhje serioze.

“Ka shumë njerëz që thonë ti mund të kalosh ato përvojat e tuja, dhe pastaj të krijosh një lidhje se je i pjekur. Ne këtë se’e kemi në dorë. Mund të biesh në dashuri 15, 16, 17, 18 vjeç.

Unë dhe Egli u dashuruam që herën e parë që u njohëm dhe sot e kësaj dite asnjëherë nuk më mërzitet si njeri. Pres që të mbaroj angazhimet e mia që të rri me të. Pres me kënaqësinë më të madhe që të krijoj familje me të dhe një dasëm, se një dasëm na duhet”,- u shpreh Olsi.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat