MENU
klinika

G20-ta!

Pa marrëveshjen për klimën…

31.10.2021 - 17:22

         Krerët e ekonomive më të zhvilluara të botës, bien dakord për vazhdimin e përpjekjeve në kufizimin e ngrohjes globale, kjo me veprime kuptimplote dhe efektive.

Por, saktësisht se si do të arrihet kjo nuk u zbulua në komunikatën e liderëve në samitin e G20-ës, në Romë. Vendi pritës, Italia, kishte shpresuar se objektivat e vendosur do të vendoseshin përpara samitit COP26 në Glasgow, i cili tani ka filluar.

Grupi G20, i përbërë nga 19 vende të BE-së dhe SHBA-së, përbën 80 për qind të emetimeve në botë. Komunikata zyrtare e udhëheqësve, gjithashtu nuk i referohet arritjes në zeron neto, deri më 2050-ën, gjë për  të cilën tanimë janë zotuar shumë vende dhe shkencëtarët e vlerësojnnë si pikë kritike, për të shmangur një katastrofë klimatike.

”Zero neto” nënkupton reduktimin e emetimeve të gazit-serrë sa më shumë që të jetë e mundur, derisa një vend të thithë të njëjtën sasi emetimesh që po nxjerr, nga atmosfera.

Komunikata zotohet, megjithatë, të ndalojë financimin ndërkombëtar të impianteve të reja, të pandërprera të qymyrit deri në fund të këtij viti – një mesazh i fortë për vendet e varura nga qymyri, si: Kina, Rusia dhe India. Por liderët e G20-ës, nuk ranë dakord për t’i dhënë fund energjisë së qymyrit në vendet e tyre.

Aktivistët kishin shprehur zhgënjimin për draftet fillestare të komunikatës, duke nuhatur se nuk ishte sa duhet e rreptë. Kishte shqetësime se arritja e marrëveshjes, nuk do të ishte e lehtë, pasi midis liderëve që nuk u shfaqën personalisht, është presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Kina është ndotësi më i madh në botë – megjithëse, për person, emetimet e saj janë rreth gjysma e atyre të SHBA-së.

Të shtunën, ditën e parë të samitit dyditor, fokusi ishte te kovidi dhe ekonomia, me një marrëveshje që u arrit për një normë tatimore globale, që do të tatojë fitimet e bizneseve të mëdha, në të paktën, 15 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!


"Kush vjen “i armatosur” me dijen, i fituar"

Rama, ftesë emigrantëve: Kthehuni e investoni në Shqipëri!

Rama: Do mbetet njollë turpi në historinë e Evropës demokratike

“Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi”

“Evropa të bashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës”

Mesazhi Ramës për BE: U desh shfaqja e carizmit rus, që të kuptojnë se…

“Kush nuk e kujton damkën ‘e stato un albanese’”

Rama: Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran kur ikën dritat dhe…