MENU
klinika

Gjimshiti, jo i mirëpaguar

Pagat e shqiptarëve në Serie A, Muriqi merr më shumë

21.10.2021 - 12:17

Numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Serie A kurrë nuk ka qenë kaq i lartë. Një pjesë e tyre janë edhe mes lojtarëve më të paguar në skuadrat respektive.

Rasti i parë është ai i sulmuesit Vedat Muriqi te skuadra e Lazios. Sulmuesi kosovar, i cili është aktivizuar edhe në Shqipëri me Besën dhe Teutën, tani përfiton 2.2 milionë euro në sezon.

Vendin e dytë e ndajnë tre futbollistë. Marash Kumbulla i Romës, Elseid Hysaj i Lazios dhe Amir Rrahmani i Napolit, që arkëtojnë nga 1.8 milionë euro në sezon d,uke lënë pas dy lojtarët e tjerë të Kombëtares.

Nedim Bajrami tek Empoli dhe Thomas Strakosha te Lazio përfitojnë 1.2 milionë euro në vit. Klasifikimi vijon me portierin tjetër dhe kapitenin e Kombëtares, i cili merr një pagë prej 1 milion eurosh. Berisha u transferua këtë verë nga SPAL te skuadra e Torinos në Serie A.

Ardian Ismajli, që u transferua nga Spezia tek Empoli, ka një pagë që kap shifrën e 900 mijë euro, 100 mijë më shumë se Berat Gjimshiti, i cili edhe pse luan edhe në Champions, nuk përfiton sa të tjerët.

Mërgim Vojvoda përfiton te Torino 700 mijë euro në sezon dhe Rey Manaj është i fundit në listë. Sulmuesi kaloi te Spezia këtë verë në huazim nga Barcelona dhe përfiton 420 mijë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon