14.10.2021 - 17:59
Miratohet komisioni hetimor parlamentar për 25 prillin i kërkuar nga opozita. Parlamenti ka votuar ngritjen e komisionit hetimor, një nga tre të kërkuar nga opozita me 123 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.
Ndërsa komisioni hetimor parlamentar për çështjen “Bechetti” ashtu siç ishte paralajmëruar nga maxhoranca, u rrëzua. Ky projektvendim mori 77 vota kundër dhe 46 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.