MENU
klinika

Zhvillimet e fundit në kampin blaugrana

Pasi shkarkoi Koeman, Barcelona gjen trajnerin provizor

28.10.2021 - 10:53

Pasi shkarkuan pak pas mesnatës Ronald Koeman nga detyra e trajnerit, pas humbjes turpëruese që katalanasit pësuan nga Rayo Vallecano në kampionat, tani klubi blaugrana ka dhe zëvendësuesin e tij.

Për momentin skuadrën do ta drejtojë tekniku i ekipit B të Barcelonës, Sergi Barjuan të cilit i është besuar përkohësisht posti i trajnerit për ndeshjet ndaj Alaves, Dinamo Kiev dhe Celta Vigo.

Koeman është larguar pas 14 muajsh që nga mbërritja në stolin e Barcelonës, duke e lënë këtë të fundit në një pozicion delikat në renditje, atë të vendit të 9 në kuotën e 15 pikëve, -6 nga Reali i Madridit kryesues.

Presidenti Joan Laporta ka bindur Ksavin që të pranojë që të drejtojë Barcelonën, por ky i fundit është ende në kontratë me klubin Al-Saad në Katar, që këta të fundit vështirë që ta lirojnë ish-mesfushorin legjendar të katalanasve.

Gjithsesi, drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se Xavi do të jetë trajner i ri brenda muajit nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN