MENU
klinika

Dy zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve

Përfshihet nga zjarri një magazinë në Elbasan

06.10.2021 - 13:28

Një magazinë që përdorej për gatim është përfshirë nga flakët në Elbasan, rreth orës 09:40. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fushë Mbret”, 3 km nga qendra e qytetit.

Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit që përfshiu banesën u dërguan dy automjete të shërbimit zjarrfikës

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 06.10.2021, rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatime në pronësi të shtetasit A.R., ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit dhe janë djegur orenditë e shtëpisë.

 

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.