09.10.2021 - 23:22
Kombëtarja fitoi në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto nga dhe momente nga ndeshja shoqëruar me ikonën e shqiponjës dhe flamurit shqiptar.
Politika është bërë bashkë në këtë triumf, pasi edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ndje krenar për këtë sukses. “Zemrat plot krenari për kombëtaren kuqezi”- shkruan Basha.
View this post on Instagram
Gjithashtu, me një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta shkruan: “Super Fitore! Urime Kombëtares tonë dhe të gjithë tifozave kuqezinj!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kualifikueset e Botërorit 2022
Broja i jep fitoren Shqipërisë, Botërori afër
Heroi i Budapestit