MENU
klinika

Nga ndryshimet kushtetuese për reformën territoriale dhe zgjedhore tek vetingu i politikanëve

Propozimet e PD për Kuvendin

18.10.2021 - 15:17

PD po hyn me kapacitet te plote ne politiken aktive, pas dorezimit te mandateve dhe braktisjes se Kuvendit dy vite me pare, dhe pas “betejave” te vogla hidh e prit ne sallen e Parlamentit ne kete sesion te ri.

Partia Demokratike do të propozojë në ndryshime kushtetuese për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore.

Vendimet janë marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Gjithashtu mësohet se Partia Demokratike do të kërkojë edhe veting për politikanët.

Propozimet e PD do të dorëzohen në Parlament ditën e mërkurë.