MENU
klinika

"Krahu ynë i zgjatur për evakuimet nga kampet e ferrit"

Rama nderon me “Ylli i madh i medaljes së mirënjohës publike” gjeneralin Abbas Ibrahim

08.10.2021 - 12:49

Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot me “Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike” gjeneralin Major Abbas Ibrahim.

Gjatë fjalës së ti Rama tha se gjenerali ka qenë në krye të shumë misioneve të misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri, dhe jo vetëm të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

“Përshëndetje të gjithëve. Sot jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira, i cili me shumë përkushtim na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e luftës në Siri. Siç thoshte poetja amerikane Maya Angelou; ‘hero është ai që ka si qëllim që të bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë’. S’ka përshkrim më të saktë për gjeneralin Abass Ibrahim i cili është me ne sot këtu dhe dua ta falënderoj, se sa fjalët e poetes.

Në operacionet e zhvilluara në tre vitet e fundit, ku plot fëmijë dhe gra janë nxjerrë nga ferri i Al-Holit dhe jo vetëm, gjenerali ka qenë pika jonë e referimit, krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve dhe grave. Ka qenë shqiptari më i mirë, i papërtuar, i pa kursyer dhe pas asnjë interes tjetër, përveç interesit human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Besoj ju kujtohet të gjithëve operacioni i jashtëzakonshëm i Alvinit, djali që u në simbol i solidariteti të dhjetra mijërave shqiptarë këtu për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë gjeneralit, që e kemi sot këtu për ta nderuar”, tha Rama.