MENU
klinika

“Informacione të pabaza dhe të pabesueshme “

Reagimet e liderëve botërorë pas skandalit të Pandorës

05.10.2021 - 19:14

Rusia i ka cilësuar të dhënat e “Pandora Papers” si të pabazuara në prova konkrete. Mediat e huaja raportojnë se në dokumentat e publikuara janë përmendur një sërë shtetasish rusë. Mes emrave në listën e skandalit të “Pandora Papers” nuk figuron drejtpërdrejt ai i Vladimir Putinit, por mediat ndërkombëtare kanë folur edhe për jetën personale të Presidentit rus ku e dashura e tij sekrete arriti të grumbullonte në pak kohë një pasuri përrallore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se në momentin që Moska nuk e konsideron të besueshëm si informacion, atëherë Kremlini nuk e sheh të nevojshme të bëjë verifikime.

“Ne nuk pamë asgjë për pasurinë e fshehur brenda rrethit të brendshëm të Putinit. Nëse ka botime serioze, të bazuara në diçka konkrete dhe i referohen diçkaje specifike, atëherë ne do t’i lexojmë me interes”, tha ai.

Lidhur me skandalin në fjalë ka reaguar edhe Mbreti i Jordanisë i cili ka thënë se pronat e tij nuk janë sekrete dhe se nuk janë përdorur fonde publike për t’i blerë ato. Një hetim tha se Abdullah bleu fshehurazi 14 shtëpi luksoze midis 2003 dhe 2017, përmes kompanive të regjistruara në “parajsat tatimore”. Në këtë skandal janë përmendur edhe emra të tjerë si të implikuar përfshirë Presidenti Kenian Uhuru Kenyatta dhe Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është përmendur emri i një politikani shqiptar, zyrtarëve serbë dhe Presidentit malazez Milo Đukanović.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontraktori i OST transferoi miliona euro për kompaninë ‘offshore’

Kush janë shqiptarët e “Pandora Papers”