MENU
klinika

Përgjysmimi i flotës së urbanëve

Reagon Bashkia Tiranë: Do marrim masat përkatëse

18.10.2021 - 15:05

Bashkia Tiranë ka reaguar pas njoftimit nga përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, të cilët bën me dije se duke filluar nga dita e sotme do të përgjysmohet numri i urbanëve që operojnë në Tiranë.

Në mesazhin e saj, Bashkia Tiranë siguron qytetarët se po ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, që i lejon kontrata me operatorët e urbanëve.

“Bashkia e Tiranës po e ndjek situatën dhe po merr masat perkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit”, thuhet në njoftimin e Bahkisë Tiranë.

Kujtojmë se Unioni i Transportit Publik bëri me dije se shkak për reduktimin e flotës së urbanëve është bërë mosplotësimi i kërkesave të tyre, për sa i përket ndihmës ekonomike në kushtet e pandemisë.

Unioni thekson se kompanitë e transportit publik gjenden të pafuqishme për të vijuar të operojnë me kapacitet të plotë, sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe ndaj kërkojnë ndihmën e organeve qeveritare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN