MENU
klinika

Kombëtarja

Reja gabon në llogari, 4 pikë nuk mjaftojnë

06.10.2021 - 19:07

Në konferencën e fundit për shtyp Edy Reja deklaroi se do të ishte i kënaqur me 4 pikë në dy ndeshjet e radhës, kundër Hungarisë dhe Polonisë.

Por katër pikë nuk janë të mjaftueshme për të siguruar play-offin. Duket se Reja i ka bërë gabim llogaritë, pasi shanset reale për vendin e dytë vijnë vetëm duke i fituar të dyja.

Gjithçka kalon nga Budapesti. Nëse do të arrijmë një fitore në Hungari dhe të mposhtim Poloninë në shtëpi më 12 tetor, atëherë po që Shqipëria kalon në play-off.

Nëse në këto 2 ndeshje Kombëtarja arrin të marrë 4 pikë, do të shpresojë që Hungaria të marrë pikë në Poloni ose kuqezinjtë të tentojmë një mrekulli në Uembli ndaj Anglisë, pasi dy ndeshjet e tjera Polonia luan me kundërshtarë të lehtë, si Andorra dhe San Marino, dhe shkon sipër nesh me pikë.

Një gjë është e qartë, një humbje në dy ndeshjet e radhës, na nxjerr jashtë loje. Edhe Lewandowski deklaroi se play-off kalon nga Tirana, ku sipas tij edhe barazimi ndoshta nuk do të mjaftonte.