MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit

Lewandowski: Play-off kalon nga Shqipëria

06.10.2021 - 18:39

Polonia është një pikë më pak Shqipërisë në Grupin I kualifikues të Botërorit. Duke qenë se polakët janë ndeshur dy herë me Anglinë dhe Hungarinë e presin në Varshavë, janë të bindur se dueli me Shqipërinë është vendimtar.

Të tillë e klasifikon edhe sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, i cili në konferencën për shtyp iu referua ndeshjes së parë dhe foli për Shqipërinë, ku theksoi se kombëtarja polake duhet të ketë kujdes.

“Duke parë ndeshjen tonë të parë, u kemi lejuar atyre shumë territor. Duhet të fokusohemi në maksimum dhe të shohim gabimet që bëmë në ndeshjen e parë me ta. Shqipëria ka shumë lojtarë të rëndësishëm e të njohur në Europë dhe duhet t’i respektojmë.

Nëse dëshirojmë që të shkojmë në ‘play off’, duhet të fitojmë patjetër me Shqipërinë. Gjërat varen nga ne, e kemi vetë fatin në dorë dhe të mos presim rezultatet e rivalëve të tjerë”, tha Lewandowski.