MENU
klinika

Çështja e mesfushorit

Reja tha se Xhaka ka refuzuar Kombëtaren, reagon Taulanti

05.10.2021 - 15:57

“Më vjen keq për Xhakën, sepse për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë në këto dy ndeshje. Megjithatë, ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar, edhe së fundi, por nuk është përgjigjur pozitivisht.

Kështu që është e kotë të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin se nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi. Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperiencë, por faktet janë këto” – ishin fjalët e Rejas dje për Taulant Xhakën.

Sot, në një prononcim për “RTSH Sport”, Xhaka ka mohuar t’ia ketë mbyllur dyert kombëtares: “Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombëtaren! I kam thënë Bulkut se nuk jam akoma në 100% të formës, pas dëmtimit. Në këto kushte, më mirë ishte që të merrnin një lojtar tjetër që është plotësisht gati.

Unë nuk paskam dhënë asnjë arsye për mungesën në kombëtare? Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse dalin. Nuk është aspak e vërtetë që e kam refuzuar kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk jam 100% në formë. Nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja sqaron çështjen e Xhakës

“Kënaqem me 4 pikë në dy sfidat e tetorit”