MENU
klinika

Edy Reja sqaron çështjen e Xhakës

“Kënaqem me 4 pikë në dy sfidat e tetorit”

04.10.2021 - 13:51

Edy Reja është optmist për dy ndeshjet e tetorit, me Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në “Air Albania”. Trajneri i Kombëtares, në konferencën për shtyp, deklaroi se do të ishte i kënaqur me 4 pikë.

Abrashi e Laçi – Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kanë cilësi dhe dinamizëm. Kanë goxha peshë në lojën e skuadrës tonë. Kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje të tjera. Duhet të modifikojmë përpara dy ndeshjeve të rëndësishme.

Kondicioni i duhur fizik, është pjesa më e rëndësishme përpara këtyre 2 sfidave. Flasim për Kombëtaren, lojtarët që do të zbresin në fushë, duhet të japim maksimumin, nuk dua të flas për ata që mungojnë, dua të flas për lojtarët që kam, shpresoj që të bëjmë 2 ndeshje të mira.

Sfidat e tetorit – Nuk dua të bëj konsiderata të tilla, janë 2 ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në play off, është e detyrueshme që të marrim 2 rezultate pozitive në 2 ndeshjet e ardhshme. Janë 2 ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë.

Mbrojtja – Unë gjithmonë duhet të bëj zgjedhjet e mija, kam marr 2 lojtar për çdo rol të fushës. Kam 3 lojtar në qendër. Kam marrë 6 në këtë rast, ka ardhur Dermaku që është rikuperuar, ashtu si edhe Veseli që ka pasur problem fizike, jam kurioz të shikoj gjendjen dhe të bëj vlerësimet.

Nuk kam marrë shumë mbrojtës, janë edhe Lenjani, Trashi, Balliu, Hysaj. Balliu po bën shumë mirë në La Liga, e kam ndjekur, dhe mund të na vlejë shumë në të ardhmen.

Sulmuesit– Do të bëj zgjedhjet e mia kur të shoh gjendjen e lojtarëve. Manaj sfidën e fundit ka bërë një paraqitje 90 minuta dhe sapo është transferuar tek Specia, ka luajtur dhe më duhet të shoh sesi është këtë javë. Broja dhe Cikalleshi kanë luajtur, kam marrë sa më shumë dhe dua të shoh sa më shumë. Deri të shtunën duhet të shoh dhe të vendos se si është gjendja deri përpara ndeshjes.

Hungaria dhe Polonia – Me Poloninë me doemos duhet të fitojmë sepse është rivali ynë në grup, nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Dua t’i marrim ndeshjet një pas një. Tani kemi Hungarinë një sfidë deçizive dhe më pas me Poloninë. Në rastin më të keq dua që të marrim me çdo kusht tre pikë me Poloninë që të ruajmë pozicionin dhe për të shpresuar deri në fund. Por për mua idealja është 4 pikë në këto dy ndeshje.

Kualifikimi – Është e kot të flasësh për Anglinë, është skuadra më e mirë, thuajse e ka të sigurt kualifikimin. Duhet të kemi kujdes Poloninë, që është rivali jonë kryesor. Shanset varen nga ne, e kemi ne në dorë, Nëse mundim Poloninë jemi në rrugë të mbarë. Të 3 skuadrat I kemi shanset e njëjta për në “play off”. Jemi në kondicionin e duhur, për të arritur objektivin. Është shumë e rëndësishme që të jemi në lojë para se të shkojmë te ndeshja me Anglia.

Taulant Xhaka –  E ka refuzuar ftesën. E kam ftuar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht. Më vjen keq. Më përpara ka pasur disa probleme fizike, por së fundmi nuk ka pranuar. Ka vendosur të fokusohet te klubi, është vendimi i tij, nuk na i ka thënë këtë. Më vjen shumë keq, është një lojtar me eksperiencë që do të na bënte shumë punë, por faktet janë këto.

Bajrami – Bajrami është një lojtar që ka demonstruar kualitet. I duhet shumë skuadrës, ka aftësi të mira teknike, është I vlefshëm në momente të caktuar, duhet kohë për t’u integruar plotësisht. Në ndeshjet e shtatorit, u fut menjëherë me ekipin. Presioni ishte pak I lartë. E rëndësishme është që kur vjen në Kombëtare, në aspektin mendor të jetë në gjendje të mirë. Shpresoj që në këto ndeshje të jetë më I qetë dhe të japin maksimum.

Mesfushorët – Unë kam punuar vazhdimisht këto dy vite. Sigurisht mungesat e Laçit dhe e Abrtashit janë të rëndësishme. Kam katër lojtarë për dy role, është Çekiçi i cili po paraqitet shumë mirë dhe mund të na japë shumë në fazën sulmues, dikur kam pasur Memushaj që ai nuk është më.

Kam Bajramin që mund të na ndihmojnë në fazën ofensiv dhe mbrojtës. Kam besim tek lojtarët që kam grumbulluar, Çokaj dhe Ramadani gjithashtu. Nuk dua të qaj mungeat por dua të fokusohemi tekl grupi. Jemi grup kompakt, jemi paraqitur dhe pjekur shumë. Mund të them që po rritemi dhe cilësitë nuk na mungojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtohen një, vjen një tjetër

Lista e Kombëtares U-21 pëson ndryshime