MENU
klinika

E bleu plot 8 milionë paund!

Rita Ora fiton betejën për shtëpinë e saj në Londër

07.10.2021 - 15:59

Rita Ora ka fituar lejen e planifikimit për të rikonstruktuar shtëpinë e saj në Londër pavarësisht se u zhvendos në Los Angeles.

Artistja shqiptare bleu pronën e ndërtuar në vitin 1882 në fillim të këtij viti për vlerën 7.5 milionë paund ndërsa tani po planifikon modernizimin e plotë të saj.

Ajo ka në plan që në këtë pronë të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë – sistemin Hikvision Network IR PTZ, i cili reklamohet për përdorim në zona me një gamë të gjerë ‘siç janë lumenjtë, pyjet, rrugët, hekurudhat, aeroportet, portet, sheshet, parqet, vendngjarje, stacione dhe ngjarje të mëdha’ për shkak të zmadhimit optik 25x, rrezes 100 metra dhe aftësisë për të kapur pesë fytyra në të njëjtën kohë.

“U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulon ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ekzistojnë për t’i mundësuar klientes të jetë në paqe ndërsa banon në shtëpi, të lumtur në dijeninë se janë të sigurt”, thoshte një raport zyrtar.

Nga ana tjetër, kjo nuk është pritur aspak mirë nga fqinjët e saj dhe shkak për këtë u bënë rinovimet që do të zgjasin për disa muaj.

Kujtojmë se artistja ka pasur përplasje edhe me fqinjët në shtëpinë e vjetër në Londrën Veriore sepse ankoheshin për festat gjatë natës si dhe zhurmat nga puna e ndërtimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bebe Rexha kërkon drejtësi për George Floyd

“Askush s’duhet të vritet për shkak të ngjyrës së tij”