MENU
klinika

Tensionet

Sërish akuza, Rusia: SHBA shkeli ujërat territoriale

16.10.2021 - 09:35

Rusia pretendon se e ka përzënë një anije të Shteteve të Bashkuara që dyshohet se u përpoq të ndërhynte në ujërat territoriale ruse gjatë stërvitjeve detare ruso-kineze në Detin e Japonisë.

Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë komentuar këtë pretendim.

Incidenti raportohet në kohën kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Shteteve të Bashkuara si dhe vendeve tjera perëndimore janë në nivelet më të ulëta që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA-së, konfliktin në Ukrainë dhe sulmet kibernetike të supozuara nga hakerat rusë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se anija ruse iu afrua asaj amerikane pasi ishin injoruar paralajmërimet për të dalë nga zona.

LEXONI EDHE KËTË:
Gjenerali amerikan: Duhen analizuar rrugë për rritje të kontakteve ushtarake SHBA-Rusi
Pasi “bënë një përpjekje për të kaluar kufirin detar rus”, anije e SHBA-së ndryshoi drejtim dhe doli me shpejtësi nga zona në një moment kur të dy anijet ishin vetëm 60 metra larg njëra -tjetrës, tha ministria.

Më herët, ministria tha se Rusia dhe Kina kishin mbajtur stërvitje të përbashkëta detare në Detin e Japonisë.

Ushtrimet kishin për qëllim të dëshmonin fuqinë sesi të shkatërrohet mjetet lundruese të armikut.

Kohët e fundit ka pasur një seri incidentesh potencialisht të rrezikshme midis avionëve luftarakë rusë dhe të NATO -s.

NATO-ja e ka akuzuar Moskën për manovra agresive në ajër dhe në det.