MENU
klinika

Pas humbjes së fundit

Shkarkohet Solskjaer dhe zgjidhet Conte tek United?

17.10.2021 - 14:07

Në Angli kanë filluar të vihen baste se Antonio Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United. Pasi është larguar nga Inter-i, trajneri italian mund të rikthehet në Premier League në drejtim të Djajve të Kuq.

Kjo është ajo që kuptohet nga kuotat e kompanive të basteve angleze, që e shikojnë Conte-n si favorit për të marrë vendin e Ole Gunnar Solskjaer. Manchester United ka rënë përsëri në kampionat, këtë herë kundër Leicester.

Në Angli, siç ka bërë të ditur GiveMeSport, sipas kuotave të SkyBet, emri i Conte-s është ai më i mundshmi për të marrë drejtimin e United. 2.00 është koeficienti për kalimin e tij te Djajtë e Kuq. Një koeficient i ulët në krahasim me kandidatët e tjerë të mundshëm.

Brendan Rodgers është i dyti me koeficientin 4, njësoj me Pochettino-n. Më larg janë Zidane, Blanc (koeficienti 10), Southgate, Mancini (koeficienti 20), Simeone (40), Keane (80) dhe Gerrard (100).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN