MENU
klinika

Premier League, Java 8

Leicester përmbys United, Broja i jep fitoren ekipit

16.10.2021 - 18:01

Armando Broja i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Sothampton me golin e shënuar në minutën e 53-të, i pari për të në Premier League. Tri pikë me shumë vlerë për Shenjtorët që mposhtën 1-0 Leeds. Broja u aktivizua titullar dhe u zëvendësua në 81’.

Përmbyset Manchester United. Edhe pse titullar, Cristiano Ronaldo nuk la shenjë sot, me Djajtë e Kuq që u mposhtën 4-2 në transfertë nga Leicester City. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, djemtë e Solskjaer e u përmbysën në të dytën, teksa pjesa e parë përfundoi 1-1.

Manchester City bën detyrën në shtëpi ndaj Burnley, duke fituar 2-0. Nga një gol për secilën pjesë loje u mjaftoi Sitizens, që janë në krye dhe synojnë të mbrojnë titullin kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN