MENU
klinika

Iluzioni i Laportës

“Shpresova që Messi të luante falas për Barçën”

08.10.2021 - 12:51

“Kishim probleme në lidhje me fair-play-in financiar dhe për këtë arsye nuk kishte vend për negociata. Çdo investim për të mbajtur Leo Messin do të rrezikonte të ardhmen e Barcelonës. Së pari vjen klubi, i cili është mbi Messin dhe presidentët.

Nuk jam i zemëruar, por ishte një kohë kur të dy ishim të zhgënjyer. Ai donte të qëndronte aty ku ishte rritur, por gjithashtu e di se ishte nën presion të madh dhe se ofertat po i vinin. Leo e dinte që nëse nuk qëndronte, do të shkonte te PSG. Shpresova deri në minutën e fundit që ai do të donte të qëndronte me ne falas”.

Kështu, Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, në një intervistë të gjatë me RAC1, u kthye për të folur për lamtumirën e dhimbshme të Leo Messit, verën e këtij viti, nga klubi katalanas, ku u rrit dhe fitoi gjithçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikueset e Botërorit 2022

Përmbys Brazili, Argjentina ndahet në paqe