MENU
klinika

U kërkohet vaksinë anti-COVID ose test PCR

Studentët në Vlorë nuk lejohen të futen në auditorë

18.10.2021 - 09:51

Dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.

Mësohet se në hyrje të universitetit është një person nga pika e vaksinimit, i cili u kërkon certifikatën e vaksinimit, ose vërtetim se kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID.