MENU
klinika

Rriten aksidentet me vdekje

Të dhënat e INSTAT: Në 9 muajt e këtij viti humbën jetën 151 persona. Ja shifrat

18.10.2021 - 13:17

Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur për një periudhë disa ujore vendi ishte në karantinë.

INSTAT raportoi se në krahasim me janar-shtator 2019-, vdekjet janë 4.3% më pak.

Meshkujt përbënin 76% të rasteve totale të vdekjeve nga aksidentet këtë vit.

Për 9 mujorin 2021, në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s janë rritur ndjeshëm aksidentet fatale për femrat (nga 26 në 36), ndërsa për meshkujt janë rritur me lehtë (nga 112 në 115).

Sipas INSTAT, në muajin Shtator 2021 numërohen 105 aksidente rrugore nga 138 aksidente të ndodhura në muajin Shtator 2020, duke u ulur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nëntëmujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 13,4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Shtator 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 141 persona nga 184 që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në nëntëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1.391 persona nga 1.164 persona në nëntëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Shtator 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 7 persona, nga 24 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntëmujorin e vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 151 persona nga 138 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shtator 2021, aksidentet rrugore, në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 26,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Burimi: INSTAT