MENU
klinika

Basha e shkarkoi si zv.kryetar i Komisionit të Sigurisë

Xhaferraj i merr vendin Flamur Nokës

14.10.2021 - 11:05

Ferdinand Xhaferaj është zgjedhur zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Xhaferaj do të zëvendësojë në këtë pozicion deputetin Flamur Noka, i cili u shkarkua nga detyra nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ishte kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla që bëri me dije votimin e Xhaferajt si zv/kryetar në Komisionin e Sigurisë.

Deputeti Flamur Noka u shkarkua këtë të hënë si zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë.

Partia Demokratike njoftoi se kryetari Lulzim Basha gjithashtu e ka paralajmëruar Nokën për përjashtim nga grupi parlamentar i demokratëve.

Arsyeja e këtij vendimi sipas selisë blu, është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në një laborator të prodhimit të gënjeshtrave dhe akuzave ndaj krydemokratit Lulzim Basha.