Mazhoranca refuzon të shkëmbejë mandatin e organeve të vettingut me çështje të tjera që i interesojnë opozitës, si reforma territoriale apo ajo zgjedhore.
Kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se PD duhet ta votojë ndryshimin e Kushtetutës si një nevojë për vijimin e reformës në drejtësi.
Demokratët mohojnë po ashtu përmes Alfred Rrushajt të jenë në Pazar me socialistët, madje ende nuk kanë ndonjë preferencë se si duhet të vazhdojë vettingu.
Brenda kësaj jave, Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend zyrtarisht amendamentit kushtetues që e zgjat me 2 vjet mandatin e organeve të vettingut.
Duke e lënë kështu topin në këmbët e Lulzim Bashës, për ta votuar apo jo këtë ndërhyrje në Kushtetutë që kërkon 94 vota. /abcnews.al/