Rreth 47% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga institucionet e qeverisjes qendrore. Ndërkohë, vetëm 30% mendojnë se qeveria qendrore është pak ose aspak e korruptuar.
Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.
Rezultatet e mësipërme tregojnë se rreth 17% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga qeverisja qendrore, edhe pse mendojnë se ajo është disi ose shumë e korruptuar.
Të ngjashme janë përqindjet edhe për qeverisjen lokale.
Rreth 51% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga institucionet e qeverisjes lokale. Ndërkohë, vetëm 33% mendojnë se qeverisja lokale është pak ose aspak e korruptuar. Pra, rreth 18% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga qeverisja lokale, edhe pse mendojnë se ajo është disi ose shumë e korruptuar.