MENU
klinika

Studimi

A mund të humbni peshë duke pirë verë?

17.11.2021 - 07:25

Tashmë mjekësia ka treguar se konsumimi i verës me moderim, veçanërisht verës së kuqe, mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj. Megjithatë, shumë e shmangin konsumimin e saj sepse është një pije alkoolike dhe gjithashtu për të shmangur kaloritë. Në fakt, nëse e teproni me dozën mund të keni probleme por një studim i ri jep të dhëna befasuese.

Studimi i kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara zbuloi se është e mundur të humbni peshë duke pirë verë falë resveratrolit, një përbërës në pije që sjell shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës. Ky përbërës transformon indin dhjamor të bardhë në ind dhjamor kafe.

Indet e bardha shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Yndyra kafe konsiderohet e shëndetshme sepse ndihmon në djegien e kalorive duke eliminuar qelizat e bardha të yndyrës nga trupi. Përveç humbjes së peshës, pirja e një gote verë të kuqe mund të jetë një eliksir i shkëlqyer për shëndetin.