MENU
klinika

Zbulohen detajet tronditëse

Alec Baldwin nuk duhej të qëllonte me armë gjatë skenës

11.11.2021 - 14:13

Elektricisti kryesor në setin e filmit Rust, i cili mbajti në krahë Halyna Hutchins teksa ndërronte jetë, ka paditur Alec Baldwin, përgjegjësen e armëve Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësin e regjisorit Dave Halls për ‘shqetësim të rëndë emocional’ pas të shtënave fatale dhe zbuloi se skena nuk kërkonte që Baldwin të qëllonte me armë.

Serge Svetnoy ngriti padi kundër tre anëtarëve të ekuipazhit – si dhe të tjerëve, të cilët mbeten pa emër – dhe pretendoi se neglizhenca e tyre e supozuar çoi në të shtënat dhe i shkaktoi atij trazira emocionale. Svetnoy pretendoi në dokumentet e gjykatës se plumbi goditi regjisorin Joel Souza, 48 vjeç dhe vrau Hutchins, 42 vjeçe, për pak sa nuk e goditi atë gjithashtu, sipas TMZ.

Ai gjithashtu tha se ai ishte një nga njerëzit e parë që u kujdes për Halynën ndërsa ajo ishte mbuluar në gjak dhe u përpoq ta mbante të vetëdijshme.

Ai i tha TMZ se po padit Baldwin sepse ai ‘i detyrohej atij dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit dhe aktorëve të “Rust” për të kontrolluar revolverin Colt që i ishte dhënë nga Pandendi Halls me kujdes dhe zell të arsyeshëm për sigurinë e kastit.

“Kjo detyrë kërkonte që i pandehuri Baldwin të kontrollonte dy herë revolverin me Halls dhe të sigurohej se në të nuk kishte plumba të vërtetë,” shtoi ai në dokumentet e gjykatës.

Svetnoy vazhdoi të pretendonte se nëse Baldwin e dinte se arma ishte e mbushur me një plumb të vërtetë, ai kishte një detyrë tjetër të ‘përmbahej nga drejtimi i saj ndaj askujt’.

Në një linjë bombë, padia zbuloi gjithashtu se skena që po bënte Baldwin nuk i kërkonte atij të tërhiqte këmbëzën. Sipas skenarit, aktori duhej drejtonte atë në drejtimin e përgjithshëm të kamerës.

Megjithatë, ‘skena nuk kërkonte që i pandehuri Baldwin të shkrepte armën’, thuhej në dokument.

Përveç neglizhencës së tij të supozuar si aktor, Svetnoy vuri në dukje edhe neglizhencën e 63-vjeçarit si producent i filmit.

“Ata u përpoqën të kursenin para duke punësuar një numër të pamjaftueshëm anëtarësh të ekuipazhit për të trajtuar në mënyrë të sigurtë pajisjet dhe armët e zjarrit”, tha ai.

Sipas TMZ, padia vazhdon me pretendimin se kishte dështime të tjera në xhirime, duke përfshirë shkeljen e normave të industrisë, refuzimin e kërkesave për ditë trajnimi për armë, mosdhënien e kohës së duhur për të lejuar të shtëna me armë, dështimin për të dërguar buletinet e sigurisë dhe përhapjen e stafit.