MENU
klinika

“Shtimi i infektimeve, shkak ndeshja e Kombëtares”

Alimehmeti: Për një dimër të qetë duhet rritur vaksinimi

11.11.2021 - 13:01

Rritja e të infektuarve nga Covid-19 në vendin tonë sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti erdhi për shkak të ndeshjes së kombëtares më 12 Tetor, ku pjesëmarrës ishin mbi 20 mijë tifozë. Fatkeqësisht gjatë kësaj jave do shikohet dhe një numër më i lartë i viktimave.

Sipas tij, imunizimi aktual i popullsisë mbetet i ulët për përballuar evente me mijëra pjesëmarrës.

Çelësi për të patur një dimër sa më të qetë, sipas epidemiologut Alimehmeti, është vaksinimi anti-Covid i popullsisë dhe sidomos i moshave të mëdha të cilat rrezikojnë ta kalojnë më rëndë sëmundjen.

Deri më tani në vendin tonë janë imunizuar me dy doza të vaksinës mbi 910 mijë qytetarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alimehmeti zbulon mutacionet e tjera që ka pësuar COVID-19

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi”