Analisti Fatos Lubonja thotë se situata e kriminalitetit në vend vjen si pasojë e një ekonomie që ai e quan ‘kriminale’, teksa vë gishtin e përgjegjësisë tek politika.
“Sot kemi një shtet të kapur nga krimi, ndryshe kam thënë në cdo shtet ka mafia por këtu tek ne mafia ka shtetin e vet dhe ky është kryeminisrti i këtij shteti ku mafia ka shtetin e vet”, tha Lubonja në emisionin “Pikat mbi i” në News 24.
Sipas analistit, “kryeministri që shkon atje të bëjë Open Balkan duhet parë si një fasadë, si një njeri që ka detyrë që për të ndenjur në pushtet të mbulojë këtë gjë këtu, duke e mbuluar si thoshte atëherë që janë desinfektues mushkonjash kur denoncoheshin avionët që sillnin drogë këtu”.
Pjesë nga deklarata e Fatos Lubonjës:
Krimi që ka shpërthyer me këto vrasje, se nuk mund ta shikojmë gjithë këtë seri vrasjesh pa lidhje me një dështim shumë të thellë që ka Shqipëria që ka të bëjnë me ekonominë kriminale që ka ndërtuar…shumë vrasje janë kolateral, lidhja e policit të qarkullimit me krimin është shumë evident.
Kemi kaq shumë ngjarje të tilla sa nuk mbahen më mend për t’u lidhur, formojnë një peisazh të tërë që kurrsesi s’mund ti vecojmë duke thënë që është puna e policisë që duhet të hetojë.
Sigurisht që policia duhet të hetojë por ne që bëjmë një analizë që e shohim nga larg e lart peisazhin s’mund të shohim që ky numër i pafund vrasjesh të kësaj forme me skafandra njerëz të paguar është rezultat i një ekonomie kriminale që ka kapur vendin që është ndërtuar në bashkëfajësi me politikën për fat të keq.
Shqiptarët e filluan në vitet 90 e na dukej normal njerëz trafikonin femra drogë, pse? Se i dukej normale atyre që sundonin e qeverisnin. Kur them normale e them me ironi, shikojmë një vilë që po ndërtohej atje e thonim ky punon në doganë, na dukej normal.
Ky merret me trafik femrash do ndërtojë një bar restorant, ishin dhe të nderuar një pjesë, që këta kapnin dhe policinë dhe bile thuhej në atë kohë e vazhdon në mëyrë të sofistikuar që për t’u bërë shef komisariati duhet të paguaje kaq te politika që pastaj do merrje përfitimet që do kishe me krimin e organizuar.
Kjo ekonomi ka vazhduar në mënyrë të vazhdueshme me njerëz më të sofistikuar që sot e shohim tek pastrimi i parave të pista e këto janë kolaterale këto vrasjet janë shoqëruese të gjithë kësaj pune se kemi të bëjmë me njerëz që për të kuptuar këtë që ka ndodhur në Shqipëri duhet lexuar e përkthyer libri “Padrini e padroni’ si Ndragheta u bë klasë dominante në Kalabri e ka bërë prokurori i Katanxaros.