MENU
klinika

"Në 11 dhjetor ka tubim, por jo…"

Berisha paralajmëroi Kuvend pa afat, Basha i përgjigjet ftesës së tij

15.11.2021 - 21:31

Lulzim Basha jo vetëm që nuk do të jetë pjesë e Kuvendit në 11 Dhjetor, të thirrur nga Berisha dhe delegatët, por thotë se ai nuk mund të quhet i tillë.

Sipas Bashës ajo që organizon Berisha mund të quhet një tubim, por kurrsesi Kuvend i PD, sa kohë që partia funksionon në bazë të rregullave të shkruara qartë.

“PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmat. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 Nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismetare, shkelja është bërë në mënyrë të qellimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD.

Ndërkohë që jemi ketu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë në 11 Dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione parelele.

Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër.

Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm”, ka thënë Basha gjatë mbledhjes së Kryesisë që vazhdon prej 4 orësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Basha është i ftuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Nëse nuk vjen…”-

Berisha thirrje kreut të PD dhe Ramës: I vini gishtin kokës!