MENU
klinika

Drogë, tentativë për të kaluar kufirin dhe...

Çfarë ndodhi orët e fundit në Durrës?

09.11.2021 - 14:03

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet A.B., banues në Durrës është ndaluar pasi më datë 18.09.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në picerinë e këtij shtetasi, në lagjen nr.17, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një grirëse lënde narkotike.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u procedua penalisht shtetasi Sh. D., 57 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin M. S., 51 vjeç, banues në Manzë, pasi është kapur në fshatin Armath, duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.