MENU
klinika

Analiza

Çfarë po pret Putini, para se të veprojë?

23.11.2021 - 18:00

Në javët e fundit, Rusia ka vendosur më shumë se 100,000 ushtarë në kufirin e saj me Ukrainën.

Qeveria ukrainase, nga frika e një sulmi, i ka bërë thirrje Evropës dhe SHBA-së për ndihmë. Një zëdhënës i Kremlinit thotë se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd, por pushtimi i Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetja e vazhdueshme materiale për rebelët separatistë në rajonin e Donbasit të Ukrainës (së bashku me mohimet e lidhura me të njëjtën gjë) i kanë në gatishmëri zyrtarët evropianë dhe amerikanë.

Ursula von der Leyen këmbëngul se BE dhe SHBA-ja “mbështesin plotësisht integritetin territorial të Ukrainës” dhe së bashku ata po diskutojnë publikisht hapat, kryesisht sanksionet, nëse Rusia kalon kufirin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se një inkursion rus do të ishte një “gabim serioz” dhe se SHBA thuhet se ka dërguar rreth 80 tonë municione në Ukrainë për të mbështetur Kievin.

Çfarë po bën Vladimir Putin? Në vitet e fundit, Presidenti rus ka përqafuar plotësisht fjalët dhe veprimet antiperëndimore të stilit të Luftës së Ftohtë, të paktën pjesërisht si një mjet për të rritur vlerësimet e tij të pëlqimit.

Një sondazh i publikuar në tetor nga Qendra Levada e Moskës zbuloi se besimi rus te Putini kishte rënë në 53%, niveli i tij më i ulët që nga viti 2012. Historia tregon se përleshjet me Ukrainën mund të ndihmojnë për këtë.

Trupat ruse, pohon Putin, po i përgjigjen provokimeve perëndimore në Detin e Zi, ku NATO ka organizuar kohët e fundit stërvitje të paparalajmëruara ushtarake.

Pse Rusia, pyet ai, të injorojë praninë armiqësore të luftanijeve dhe avionëve luftarakë të SHBA-së dhe Evropës kaq pranë vijës bregdetare të Rusisë?

Report: Putin eyes possible Ukraine invasion

Është gjithashtu e mundur që Putini po i sinjalizon presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky që të mos përpiqet të rrisë vlerësimet e tij në rënie duke u bërë më agresiv ushtarakisht me rebelët e Donbasit në muajt e ardhshëm.

Pavarësisht gjithë kësaj, një pushtim rus i Ukrainës mbetet i pamundur.

Shtatë vjet më parë, kur Putini pushtoi Krimenë në shenjë hakmarrjeje për trazirat politike në Kiev që detyroi presidentin pro-rus të Ukrainës të largohej nga vendi, trupat e tij po hynin në të vetmen pjesë të Ukrainës ku shumica e qytetarëve ishin rusë etnikë. Kjo garantonte një pritje kryesisht miqësore.

Në atë kohë, Kremlini kishte edhe elementin e befasisë. Mbështetja e mëvonshme ruse për separatistët e Donbasit të Ukrainës u zhvillua gjithashtu në një territor kryesisht miqësor.

Sot, agresionet e Putinit kanë helmuar përgjithmonë qëndrimet e dhjetëra milionë ukrainasve ndaj Moskës.

Kjo është arsyeja pse çdo avancim rus në territorin e ri ukrainas do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm për Rusinë. Ukraina nuk mund ta mposht Rusinë në terren dhe NATO nuk do t’i bashkohej luftimeve, por viktimat e rënda ruse dhe kostot financiare të mbajtjes së territorit armiqësor janë politikisht shumë të shtrenjta për një president rus që nuk është aq popullor sa dikur.

Thene keto, Ukraina nuk është në gjendje të injorojë praninë e papritur të zgjeruar të trupave ruse përgjatë kufirit të saj, dhe zyrtarët amerikanë dhe evropianë e dinë se çdo deklaratë më pak se e fuqishme e mbështetjes së tyre mund ta bëjë veprimin armiqësor rus më të mundshëm.

Rreziku i luftës mbetet i ulët, por askush nuk do të qetësohet derisa ata ushtarë rusë të tërhiqen.

Përkthyer dhe përshtatur nga Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Ku qëndron problemi me Nord Stream 2?

Aleanca energjitike Gjermani-Rusi përçan Evropën

Analiza nga Project Syndicate

A mundet Navalny ta rrëzojë Putinin?