MENU
klinika

Fqinji u vrau fëmijën dhe e mbuloi me baltë

Çfarë pritet të ndodhë të premten para Kryeministrisë

18.11.2021 - 22:53

Ngjarja horror e dy netëve më parë në fshatin Greçali të Fierit, ka tronditur opinionin publik.

Në rrjet ka nisur ndërkohë solidarizimi ku ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen ditën e premte në orën 18:00 para kryeministrisë për të ‘Ndezur një qiri për Mateon 8-vjeçar’.

Kujtojmë që Mateo vetëm 8-vjeç u vra në mënyrë monstruoze nga fqinji i tij Klodian Çalamani, ngjarje e cila ka bërë që të ngrihet në këmbë i gjithë oponioni shqiptar madje të nisin edhe thirrjet për të rikthyer dënimin me vdekje.

Vetë familjarët e Mateos kanë nisur sot mbledhjen e firmave për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë për t’i dhënë dënimin maksimal monstrës Klodian Çalamani.