MENU
klinika

Shifrat e 24 orëve të fundit!

Covid-19 në Shqipëri: Infektohen 571 qytetarë

03.11.2021 - 19:03

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 571 raste të reja me koronavirus nga 4132 testime të kryera.

Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se aktualisht janë 7,763 pacientë aktivë me koronavirus.

Ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas raportimeve, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket rasteve të reja, ato u regjistruan në këto bashki:

277 në Tiranë, 27 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

Statistika (3 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 571
Të shëruar në 24 orë 639
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4132

Testime totale 1,315,672
Raste pozitive 186,793
Raste të shëruara 176,090
Raste Aktive 7,763
Humbje jete 2,940

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4044
Fier 790
Durrës 505
Shkodër 500
Vlorë 418
Elbasan 348
Gjirokastër 328
Berat 261
Korçë 198
Lezhë 181
Kukës 116
Dibër 74