MENU
klinika

Rama në Itali

Draghi: Mbështesim me gjithë forcë Shqipërinë dhe integrimin e saj!

17.11.2021 - 14:07

Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Itali, teksa është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu italian Mario Draghi.  Siç lajmëroi më herët, kryeministri i Shqipërisë do të diskutojë disa çështje në këtë takim me homologun e tij italian.

Mënngjesin e sotëm ishte vetë Rama që bëri me dije se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Në një konferencë për shtyp nga Rinasi, Rama se do të jetë pikërisht kjo tema e diskutimeve me kryeministrin italian, Mario Draghi-n, por theksoi se nuk është një proces i lehtë.

“Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin Italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë”, tha Rama.

Pas arritjes së marrëveshjes për njohjen e patentave në shtetin fqinj, Rama tha se fokusi do të jetë tashmë arritja e një marrëveshje për njohjen e penisoneve

Draghi: Urime për italishten perfektë

Rama: Më duhet të falënderoj gjyshen time

Kryeministrin italian Mario Draghi tha se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE , por edhe zhvillimin e saj në çdo fushë duke u përshtatur sa më shumë me standardet e BE. Ai theksoi miqësinë e mirë mes dy vendeve duke thënë se kjo vetëm do të vijë e të forcohet më shumë.

“Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia shqiptare në Italie është një bashkësi shumë e gjerë dhe shumë mirë e integruar dhe studentët shqiptarë janë të shumtë në universitetet tona. Bashkëpunimi me Shqipërinë shtrohet ende në bujqësi, turizëm, shërbime, Italia është pranë Shqipërisë për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ndjek nga afër për përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me ato të BE dhe për rolin e  Shqipërisë në stabilitetin në Ballkan”, tha Draghi.