MENU
klinika

Situata e Covid-19

Drejtoresha ISHP: Grumbullimet kanë shtuar infektimet!

17.11.2021 - 17:40

Grumbullimet kanë shtuar të infektuarit me Covid në disa prej qyteteve të vendit. Në 100 mijë banorë dy javët e fundit 234 kanë rezultuar pozitiv. Numër më i lartë i tyre është gjetur në Gjirokastër, Tiranë dhe Vlorë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico bëri të ditur situatën ndërsa deklaroi se autoritetet shëndetësore po mbajnë nën mbikqyrje shkollat dhe universitetet. Shumë qytetarë dhe biznese po shpërfillin masat anti-covid ndërsa institucionet po neglizhojnë kontrollet.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve apelon për respektim të tyre ndërkohë që nuk përjashton mundësinë e shtimit të kufizimeve në rast të përkeqësimit të treguesve epidemiologjik.

Për të shmangur rëndimin e situatës dhe rastet e rënda mjekja ndalet tek rëndësia e vaksinimit. Autoritetet shëndetësore shprehen se situata e Covid-19 aktualisht paraqitet e qëndrueshme, por me bashkëqarkullimin e gripit dhe të virozave të tjera respiratore pritet të rëndohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si krijohen antitrupat dhe kur jemi të mbrojtur nga Covid-i?

Albana Fico sqaron infektimin e Piperos pas vaksinimit