MENU
klinika

Richard Grenell fton amerikanët

“Duhet ta vizitoni Tiranën, shqiptarët janë të mahnitshëm”

09.11.2021 - 12:25

Ish-i dërguar i Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ndodhet në Shqipëri prej pak ditësh.

Grenell ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij në “Instagram” disa foto nga Tirana teksa shkruan se amerikanët duhet ta vizitojnë. Ndërkaq shqiptarët, Grenell i konsideroi si “të mahnitshëm”.

“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”, ka shkruar Grenell.