MENU
klinika

Në kërkim për plagosje dhe mashtrim

Dy të arrestuar në Gjirokastër

18.11.2021 - 10:42

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim”.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit me inicialet D. B. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariati të Policisë Tepelenë, në banesën e prindërve të tij në fshatin Maricaj të Memaliajt, u arrestua shtetasi me inicialet E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në datë 29.07.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me një vit burgim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

39-vjeçari në vitin 2019, në qytetin e Memaliaj, për motive të dobëta ka plagosur lehtë shtetasin E. D.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.