MENU
klinika

Koreja e Veriut ndalon lëkurat...

Edhe modën e bën vetëm ai: Kim Jong-un!!!

26.11.2021 - 17:10

        Lamtumirë xhaketave prej lëkure, në Korenë e Veriut!.. I vetmi që mund t’i veshë, do të jetë lideri i koreanëve, Kim Jong-un.

Por, ky vendim nuk ka të bëjë aspak me luftën kundër stilit të jetesës kapitaliste, siç ishte me ndalimin e xhinseve të ngushta dhe piercings, dhe as nuk ka të bëjë me një kthesë të papritur në mbrojtje të kafshëve.

Diktatori i Koresë së Veriut, duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria. Shumë kopje të palltos së tij, që është bërë një nga veshjet thelbësore, nuk mund të kopjohen nga askush.

Sipas ”Daily Mail”, palltoja e veshur për herë të parë nga Kim Jong-un, në vitin 2019, u bë e njohur mes elitës së Koresë së Veriut, që mund të përballonte lëkurën e vërtetë.

Kohëve të fundit, duke pasur parasysh përhapjen e imitimeve të falsifikuara, vjen vendimi drastik: mbyllja e dyqaneve që i shesin dhe zhdukja nga përdorimi. Gjithçka, nga frika se ky “standardizim” zbeh pamjen e diktatorit dhe cënon autoritetin e tij.

Gjithçka nisi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap, pas bllokadës për shkak të pandemisë: tregtarët vendas filluan të blinin lëkurë sintetike, për të bërë xhaketat, që fillimisht u përhapën në klasat më të pasura dhe më pas, edhe mes njerëzve të zakonshëm, si një modë e re.

Kjo, me sa duket, nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë