MENU
klinika

Terra Data: Liderët në FB

Edi Rama i pari në Evropë, e ndjek Albin Kurti

30.11.2021 - 14:44

         Edi Rama rezulton të jetë lideri i tretë më i ndjekur në ”Facebook”, për Evropën, gjatë vitit 2021, me 1.3 milionë fansa dhe 19.7 milionë reagime.

I pari është renditur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe i dyti është Giuseppe Conte, ish-kryeministri i Italisë.

Rama ka popullaritet mjaft të lartë në ”Facebook” dhe ka lënë pas kryeministra, si: Johnson, Macron, Orban, Mitsotakis, etj.

Si lider më i ndjekur në raport me popullsinë e vendeve që përfaqësojnë, Rama renditet në vendin e parë edhe për numrin e fansave dhe për reagimet në ”Facebook”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rendit i dyti në raport me popullsinë.

Të dhënat janë analizuar nga Terra Data.

Kujtojmë se Edi Rama, është mjaft aktiv në ”Facebook”, ku transmetohen të gjitha aktivitetet dhe daljet e tij publike.