MENU
klinika

Pas sherrit plagosi me thikë një person

EMRI/ Bie në prangat e policisë 18-vjeçari i dënuar me burg

04.11.2021 - 09:49

Një shtetas i cili ishte dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit.

“Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, thuhet në njoftim.

“Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z”, vijon njoftimi.

NJOFTIMI

Durrës/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.