MENU
klinika

Temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

Erdhi dimri/ Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore

29.11.2021 - 10:42

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin reshje shiu gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim pritet të kemi prezencë të borës në një pjesë të mirë të zonave malore.

Ndërsa temperaturat e ajrit gjatë kësaj javë do të pësojnë një rënie të ndjeshme të tyre duke bërë që në zonat e thella malore të zbresin edhe në -8 gradë, ndërsa maksimumi deri në 17 gradë celsius.

Po ashtu parametri e erës pritet të jetë problematik në këtë fillim jave duke bërë që në det të hapur të shkojë me shpejtësi deri në 100 km/h.