MENU
klinika

Hakan Sukur

“Erdogani më mori gjithçka, më jepni një shans të ringrihem”

14.11.2021 - 13:48

Një nga lojtarët më të mirë të historisë të futbollit turk është padyshim Hakan Sukur. Sulmuesi la gjurmë në fillim të viteve 2000 më ekipin kombëtar dhe me Interin në Serie A.

Sukur u largua nga Turqia disa vite më parë, ku akuzohet se ka mbështetur FETO-n, një organizatë e cilësuar si terroriste në vend. “Situata ime është shumë e vështirë. Më morën gjithçka, pothuajse gjithçka që kisha dhe investova në Turqi”, – tha Sukur.

Të gjitha pasuritë e tij janë ngrirë prej vitesh sepse ai foli publikisht kundër regjimit të Erdoganit. Ai u largua në Kaliforni ku hapi një furrë buke me specialitete turke dhe filloi të punonte si shofer taksie.

hakan sukur
hakan sukur

“Erdogan fillimisht më kërkoi të bashkohesha me partinë e tij për të marrë më shumë vota, dhe më pas më ktheu në armik të shtetit sepse nuk ndaja pikëpamjet e tij. Ata më morën gjithçka, më dëbuan familjen, arrestuan babanë tim…

Të gjithë të cilët ngritën zërin dhe kërkuan demokracinë tani po e paguajnë çmimin. Unë u them futbollistëve të mos protestojnë sepse do të përfundojnë si unë dhe nuk do të mund të kthehen më në Turqi”, – tha Sukur në një intervistë për ‘’Sportweek’’.

Ish-sulmuesi ka dhe një kërkesë për miqtë e tij  në Itali: “Nëse dikush është i guximshëm për të më dhënë një shans, do të thoshte shumë për mua”, e mbylli fjalën e tij turku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN