MENU
klinika

Rrëfimi nga SHBA i Hakan Sukur

“Punoj taksist, Erdogan më mori gjithçka kisha”

13.01.2020 - 16:40

Ka luajtur në Serie A, Premier League, me kombëtaren turke gjithashtu. Hakan Sukur është një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit turk.

Ish-sulmuesi ka lënë gjurmë në historinë e Galatasaray, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe me skuadra të famshme, si Inter, Torino, Parma apo Blackburn Rovers.

Sot, në moshën 48-vjeçare, ish-futbollisti prej disa vitesh është zhvendosur në SHBA për shkak të një konflikti me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili e ka konsideruar si armik të shtetit.

Së fundmi, Sukur ka treguar për jetën e tij në SHBA dhe fatkeqësitë që i kanë ardhur si pasojë e konfliktit me Erdogan, duke u detyruar të punojë si taksist.

“Kam filluar tani të punoj, bëj taksistin në Washington. Nuk më ka mbetur më asgjë, Erdogan m’i mori të gjitha. Të drejtën time për liri, të shprehjes dhe të punës.

Biznesi i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi bezdiseshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN