MENU
klinika

Reagimi i reperit shton dyshimet e fansave

Fejohen Adrola Dushi dhe Capital T?

03.11.2021 - 11:59

Ditën e sotme, një postim i Capital T ka bërë ‘lëmsh’ rrjetin. Ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një foto me Adrola Dushin, me të cilën është përfolur vazhdimisht në mediat rozë se është në një lidhje. Krahas fotos ai vendosi edhe linkun e këngës “C’est la vie”, ku pjesë e videoklipit është edhe modelja.

Mirëpo, ishin të shumta urimet për fejesë në komente, ndonëse nuk e dimë arsyen që i nxiti ndjekësit.

Ndaj, reperit i është dashur të bëjë një reagim, që në fakt, më shumë sesa i sqaroi i bëri edhe më lëmsh ndjekësit. Ai ka sqaruar se foton e ka postuar stafi dhe ai nuk e menaxhon vetë Facebook-un.

“Kur t’fejona përnime ma boni perhajr, kjo foto u postu nga stafi im cilt e menaxhojn faqen time ju faleminderit”, shkruan Capital T, me pak humor.

Reperi ka thënë para pak kohësh, në një intervistë se është ‘single’ momentalisht, pasi sipas tij nuk është koha e duhur, sidomos për të menduar për martesë.