MENU
klinika

Paketa e re fiskale në bujqësi

Fermerët e Myzeqesë paralajmërojnë protestë masive

15.11.2021 - 11:52

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste ditën e sotme në orën 11:00 përpara bashkisë së Lushnjës. Qëllimi i tubimit është të sensibilizojë qeverinë për ndryshimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë.

Kjo është protesta e dytë në radhë e fermerëve të Myzeqesë të cilët vetëm 3 ditë më parë bllokuan aksin nacional Lushnjë-Rrogozhinë, si shprehje e mosdakordësisë së tyre me paketën fiskale për vitin e ardhshëm që pritet të miratohet në Kuvend.

Fermerët, kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, duke filluar nga subvencionimi për njësi prodhimi, lehtësimi e burokracirave, nxitja e eksporteve, dhe barazimi i shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje.

5 kërkesat e parashtruara nga fermerët

-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg

-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje

-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike

-Laboratorë analizash

-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit