MENU
klinika

Scriptorium

“Hannah Arendt”

04.11.2021 - 13:06

“Dashuria është të sakrifikosh copëza nga vetja që tjetri të mos sakrifikohet më shumë se ç’duhet”.

Manuel Jabois/

Pak pasi Hitleri mori pushtetin, shërbimi sekret mori në pyetje nënën e Hannah Arendt-it sepse donin të zbulonin më shumë për të bijën. Martha Beerwald-i u përgjigj me fjalinë më të gjetur që mund të përgjigjet një nënë, së cilës ia kanë rrethuar të bijën përbindëshat: “Nuk e di se çfarë po bën ime bijë, por jam e bindur se çfarëdo ka bërë dhe po bën është e drejtë, madje edhe unë do të kisha vepruar njësoj”.

Është një deklaratë e jashtëzakonshme, jo për shkak të guximit që pritet nga një nënë, por për mënyrën se si mbron çdo gjë që mund të ishte duke bërë e bija. Nëse një nazist të pyet se me ç’po merret vajza jote, dhe ti e di që ajo është vrasëse, ti pikë së pari, duhet të pyesësh kë po vret.

Kësaj fjalie së ëmës së Hannah Arendt-it i jep jetë Wolfram Eilenberger në librin “El fuego de la libertad”, libër që flet mbi jetën e katër intelektualëve (Simone de Beavouir, Simone Weil, Ayn Rand dhe Hannah Arendt) gjatë një dekade të errët.

Beerwald-i i kishte mbrujtur së bijës besimin. Në një farë mënyre më kujtonte përgjigjen fantastike që Fernando Savater-i i dha Jonas Trueba-s në “Letras Libres”, kur dëshmoi se në kohën që ishte student, e çonin në bodrum për ta marrë në pyetje.

Filozofin Beer Conocedor, policia e mori në pyetje, ndërsa kolegët e tij po persekutoheshin për faktin që ishin komunistë. Policia e bëri me dije që e kishin denoncuar komunistët, megjithëse ai nuk qe i tillë. Por ai u përgjigj: “Për ju, unë jam komunist, për më tepër ndonjëherë e kemi detyrë të jemi komunistë, por kurrë nuk mund ta kemi detyrë të jemi nazistë¨.

Duke pasur parasysh familjen dhe miqtë, për cilët prej këtyre njerëzve do të thosha “Nuk e di se çfarë po bën ime bijë, por jam e bindur se çfarëdo ka bërë dhe po bën është e drejtë, madje edhe unë do kisha të vepruar njësoj”, “Nuk e di se çfarë po bën, por po ju jap adresën ku fshihet, se nuk dua të kem probleme”.

Por në çdo rast, empatia posedon një bukuri që nuk i reziston dot.

Marrëdhënia ime e mirë me Zotin vjen prej faktit se jam i sigurt që nëse ai ekziston, do të më besonte vetëm mua, nëse një trillimi i shtojmë dhe persona të tjerë, e bëjmë realitetin akoma dhe më të brishtë.

Dashuria është edhe të sakrifikosh copëza nga vetja, që tjetri të mos sakrifikohet më shumë se ç’duhet.

Por mund të zgjedhësh edhe të torturohesh e të burgosesh për 13 vite vetëm se pse je komunist, ashtu siç bëri Victor Diaz- Cardiel. Ai, edhe pse policët e kishin arrestuar e shtrirë përtokë, u tha: “Nuk do t´’i përgjigjem asnjë pyetjeje tuaj, as pyetjes më idiote¨.

Manuel Jabois është romancier dhe gazetar i mirënjohur spanjoll.

Ky artikull u përkthye në shqip nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“Nëntëdhjetëvjeçari brilant”

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Europa “Solidare”

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“Vjeshta jote ndriçon”